Site icon Telegrafi

Vogëlushi nga Mramori i gjetur sot, tregon se si i ka shkuar nata mbrëmë (Video)

Erion Gashi, vogëlushi nga Mramori i cili u gjet i gjallë sot gjatë paradites është duke kaluar kohë së bashku me familjarët e tij.

Ai me përgjigje të shkurtra ka treguar se si i ka shkuar nata mbrëmë.

Më poshtë është deklarata e plotë e tij:

I vogëli Gashi është gjetur sot rreth orës 10:20.

Mësohet se fëmija mbrëmë ka fjetur në një objekt afër një antene që gjendet në bjeshkët e kësaj pjese të Mramorit.

Lexo po ashtu Gjendet i gjallë fëmija 4 vjeçar, i humbur dje në fshatin Mramor (Foto)

Erion Gashi në mëngjes pasi është zgjuar sot në mëngjes – ka marrë rrugën për t`u kthyer në shtëpi dhe gjatë asaj kohe ai është gjetur nga Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me familjarët e tij.

Vogëlushi Gashi ka humbur dje rreth orës 17:00, dhe që nga ajo kohë familja, bashkëfshatarët dhe ekipet e Policisë e FSK-së, kanë nisur kërkimin e tij i cili ka rezultuar me gjetjen e tij. /klankosova/

Exit mobile version