Tori Hamlin nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, ka treguar se si i biri saj Everett e ka mbytur peshkun e tij të preferuar.
Duke mos e ditur që mund të jetonte pa ujë, vogëlushi katërvjeçar e nxori prej akuariumit për ta ledhatuar dhe e zuri gjumi me të në dorë, transmeton Telegrafi.
“Kalon kohë të gjatë duke e shikuar në akuarium, i pëlqen shumë peshku i tij Nemo, as qa e ka marrë nga uji për ta mbajtur sa më pranë” ka thënë Hamlin.
Në momentin që shkoi për ta parë nëse ka fjetur, ajo e pa edhe skenën e çuditshme dhe ia mori peshkun prej dore.
Të nesërme, iu desh t’i tregonte në hollësi se pse nuk duhet futur duart në akuarium, si dhe mënyrën se si jetojnë këto krijesa. /Telegrafi/