Bëni kujdes dhe mos ia jepni iPhonin tuaj ndonjë fëmije
Një fëmijë dyvjeçar nga Shangai i Kinës, e ka bllokuar telefonin e nënës së tij, duke shkruar disa herë me radhë fjalëkalimin gabim, transmeton Telegrafi.
Për këtë arsye, sistemi i sigurisë e ka mbyllur për 25 milionë minuta.
“Nuk mund të prisja për 48 vjet, për t’ju thënë nipave, që babai juaj e ka bërë këtë gabimisht”, ka thënë nëna për mediat kineze.
Megjithëse duket e pabesueshme, një teknik kinez pretendon se i ka arritur një telefon i bllokuar për 80 vjet.
Teorikisht, e njëjta gjë mund t’i ndodhë edhe telefonit tuaj, po që se fjalëkalimi shkruhet gabimisht.
Sistemi i sigurisë së Apple, e mbyllë telefonin sa herë që kodi është i gabueshëm. Fillimisht në njësi të vogla, por më pas edhe në ato me kohëzgjatje më të madhe.
Bazuar në disa ueb-faqe që merren me teknologji, mund të thuhet se telefoni mund të bie në ‘vdekje klinike’ po që se fjalëkalimi shkruhet shumë herë gabimisht.
Mirëpo, mbyllja telefonit në këtë formë, nuk do ishte ndonjë tragjedi, sepse mund të riparohet nëse shlyeni tërë të dhënat dhe e startoni ashtu sikur ishte kur doli prej fabrike. Po që se i keni ruajtur të dhënat, në platforma të ndryshme, atëherë nuk do të pësonit asnjë dëm.
Kjo ngjarje ka ngjallur debate të mëdha në forumet e internetit, ku kryesisht është kërkuar që iNënat të mos iu japin në asnjë mënyrë fëmijëve telefonat e zgjuar.
Andaj kini kujdes dhe telefonin tuja, mos iu jepni të vegjëlve. Pos, sigurisht, nëse janë pak më të mëdhenj apo shumë të frikshëm.
Por, iu rekomandohet që ta shkruani vet fjalëkalimin dhe të qëndroni sa më pranë. /Telegrafi/