Telegrafi

Vogëlushi katër-muajsh nga Kina bie nga kraharori i dados, gjyshja e shpëton pa e përplasur kokën në dysheme

Ky është momenti kur një gjyshe arrin të reagojë me kohë që ta shpëtojë nipin e saj katër-muajsh, i cili derisa lëvizte pa kontroll arrin të bie nga kraharori i dados.

Kamerat e sigurisë të vendosura brenda një shtëpie private në provincën kineze Changchun, kanë kapur momentin kur djaloshi derisa lëvizte i rrëshqet nga dora dados duke bërë që të fillojë të bie me shpejtësi në drejtim të dyshemesë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ishte reagimi i gjyshes e cila para se t’i përplaset koka vogëlushit për dyshemeje, arrin ta kap dhe ta shpëtojë nga më e keqja.

Për fat të mirë vogëlushi ka shpëtuar pa as lëndimin më të vogël, por për disa momente ka qarë pa kontroll pasi dukej se ishte frikësuar.

Kjo nuk është hera e parë që në Kinë, gjyshet apo nënat shfrytëzojnë aftësitë e tyre për t’i shpëtuar më të dashurit nga disa fatkeqësi. /Telegrafi/