Pasi pamjet e një tifozi të ri të futbollit turk që pi duhan u bënë virale, mediat lokale që nga ajo kohë kanë zbuluar se nuk bëhej fjalë për një fëmijë, por për një burrë 36-vjeçar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamjet në të cilat një spektator shihet duke pirë një cigare, derisa po shikonte të dielën fitoren 2-1 të Bursaspor ndaj Fenerbahce në Timsah Arena në Bursa.
Short footage from the game Fenerbahce vs Bursaspor organized to help kids. pic.twitter.com/PKEIhty4Fc
— Psikomanjak (@psikomanjak) September 8, 2019
Njerëzit që shikonin transmetimin e ndeshjes e vlerësuan atë si një “fatkeqësi morale”, pasi ai u shfaq, ndërsa gjendje afër me një fëmijë tjetër.
Por që nga momenti kur videoja u bë virale, u kërkua të dihej se kush ishte në fakt ai, ku u kuptua se ai ishte një burrë në të 30-tat e tij dhe djaloshi përkrah tij ishte në të vërtetë djali i tij.
Megjithëse pamjet dolën “më të pafajshme” nga sa mendohej fillimisht, burri ishte duke shkelur rregullat turke të pirjes së duhanit, të cilat përcaktojnë gjobë për pirjen e duhanit në vende publike.
Me gjithë vëmendjen e mediave, duhanpirësi dhe djali i tij ishin në gjendje të shijonin një fitore gjatë ndeshjes të organizuar gjatë pushimit ndërkombëtar.
Të ardhurat nga loja u dhuruan për bamirësi për fëmijë të sëmurë, përfshirë ata me leukemi, sindromën Down dhe autizëm. /Telegrafi/