Telegrafi

Vogëlushi gjeti makinën e rrojës, shëmtoi keq kokën e vet dhe të motrave (Video)

Stephie Leigh nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, me lot në sy, ka treguar se çfarë ka bërë i biri saj, pasi gjeti makinën elektrike të rrojës.

Teddy është vogëlushi që ia shëmtoi kokën vetës dhe motrave, duke hequr flokët me pretendimin se do t’jua rregullojë, transmeton Telegrafi.

“Janë vetëm flokë, që do të rriten sërish, gjithçka do të shkojë mirë” ka thënë e përlotur Leight.

Infermierja ishte duke u bërë gati për turnin e natës, kur fëmijët kishin shfrytëzuar rastin të luajnë me këtë pajisje, që për fat të mirë nuk u ka shkaktuar ndonjë lëndim.

Në materialin e shpërndarë, shihen bishtalecat në kokën e vogëlushes, por që i mungojnë komplet flokët në pjesën e pasme.

Madje, e pyetur nëse po i pëlqen stili i ri, ajo mohon dhe i kërkon nënën t’ia vë sërish flokët ku i kishte më herët. /Telegrafi/