Site icon Telegrafi

Vogëlushi gati hyri nën shiritin lëvizës, shfrytëzuesja vazhdonte të vraponte pa vërejtur asgjë (Video)

Në një palestër të Kinës, ndodhi një skenë e pazakontë pas shpinës së një gruaje, e cila nuk vërejti asgjë.

Derisa po luante sipër një topi, një fëmijë nisi të futej poshtë shiritit lëvizës të makinës së stërvitjeve, transmeton Telegrafi.

Atë e shpëtoi një e pranishme, që e tërhoqi me forcë dhe e largoi. Për çudi, gruaja që ishte duke u stërvitur, vazhdoi edhe më tutje, pa e vënë re se makina u ngrit në tërësi.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, është shpërndarë në përpjekje që të rritet vetëdija, lidhur me vendqëndrimin e fëmijëve në palestër. /Telegrafi/

https://youtu.be/aUOlbB2o81M

Exit mobile version