Ky është momenti rrëqethës kur një qen i racës bulldog, sulmon djaloshin 18-muajsh brenda një ashensori në Brazil.
Kamerat e sigurisë brenda ashensorit shfaqin vogëlushin dhe kujdestaren e tij, që bëjnë gjithçka që t’i shpëtojnë dhëmbëve të mprehtë të qenit që i sulmoi, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë ishte pronari i qenit që gjithashtu u fut në ashensor dhe reagoi me kohë duke e kapur dhe ngritur lartë vogëlushin, me qëllim që të mos përfundojë në dhëmbët e qenit.
Por, pavarësisht tentimeve të shumta për ta larguar, qeni dukej këmbëngulës deri në një moment kur pronari i tij ndal ashensorin dhe arrin t’i nxjerr jashtë vogëlushin dhe kujdestaren e tij.
Për fat të mirë vogëlushi nuk ka pësuar ndonjë lëndim trupor, përveç traumave, ndërsa familjarët e tij kanë ngritur padi lidhur me këtë sulm që i është bërë birit tyre. /Telegrafi/