Site icon Telegrafi

Vogëlushi dëgjoi këngën e preferuar, shikoni reagimin e adhurueshëm

Emily Suttles ka shpërndarë një video në TikTok që tregon momentin kur djali i saj, Brooks kupton se kënga e tij e preferuar po fillon.

Teksa kalonte pranë nënën me shëtitësin e tij, kuptoi se mami do të lëshonte këngën e preferuar, kështu që u ul menjëherë dhe u bë gati për të kërcyer.

Kur filloi kënga, ai ngriti dorën në ajër dhe tregoi lëvizjet më të mira të kërcimit.

“Ai mori lëvizjet e kërcimit nga babai i tij”, tha Emily me shaka në mbishkrimin e postimit.

Lëvizjet e kërcimit të Little Brooks kënaqën shumë njerëz, dhe videoja mblodhi më shumë se 22.7 milionë shikime dhe mbi 2.8 milionë pëlqime. /Telegrafi/

@em_suttles He gets his dance moves from his dad #momsoftiktok #momlife #fypage #fy #dancingbaby #boymom #relatable #mom ♬ original sound – Emily Suttles
Exit mobile version