Telegrafi

Vogëlushet me veshje tradicionale, vjedhin nga turistët me të cilët fotografohen (Foto)

Një turist që nuk ka dashur të identifikohet, pretendon se këto dy vajza me veshje tradicionale ia kanë vjedhur të dashurës së saj orën derisa ishte në Tajlandë.

Madje, vajzat shfrytëzojnë momentin kur pozojnë me vizitorë, për t’ju vjedhur gjësende, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, njëra e dekoncentron viktimën kurse tjera shfrytëzon rastin për të grabitur nga xhepat apo çanta.

“Pasi u kthyem dhe i shikonim fotografitë, e kuptuam se ku kishte përfunduar ora e humbur”, është shënimi përbri fotografisë.

Dyshohet se këto vajza vishen kështu për të tërhequr turistët, ndërsa janë të mësuara nga grupe kriminale për të vjedhur në fshehtësi. /Telegrafi/