Telegrafi

Vodhi ushqimin në javën e parë të punës – polici nga Britania e Madhe pushohet nga puna

Një oficer policie në Britani të Madhe u pushua nga puna, pasi vodhi shtatë ushqime të mëngjesit nga kantina në javën e parë të punës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, polici Jamie Larman, i mori ushqimet në një qendër stërvitore pavarësisht se e dinte që nuk i lejohej.

Oficerët dhe stafi mund të regjistrohen në objekt për të qëndruar, nëse jetojnë më shumë se 20 milje larg nga baza – si dhe të shërbehen me ushqim.

Ndërkaq ata që jetojnë afër duhet të paguajnë vetë ushqimin e tyre – diçka që Larman e dinte shumë mirë.

Ai u kap pasi një zyrtar tjetër i Policisë së Luginës Thames (TVP) e dëgjoi të thoshte Larman, se ai kishte të drejtë të merrte ushqimin pasi jetone aty afër./Telegrafi/