Site icon Telegrafi

Vodhi telefonin e një fëmije, turma e nervozuar zhveshin lakuriq hajnin dhe e tërheqin zvarrë me litar nëpër qytet (Video)

Një burrë i cili dyshohet se kishte vjedhur telefonin e një fëmije është dënuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e detyruar të zhvishet lakuriq dhe më pas turma e nervozuar me veprimin e tij e tërhoqën zvarrë nëpër rrugë, për ta poshtuar dhe treguar botës se çfarë kishte bërë.

Masa e zemëruar kishte zhveshur hajnin dhe e kishin tërhequr zvarrë nëpër rrugët e qytetit meksikan Herica Ciudad de Tlaxiaco, transmeton Telegrafi.

Ky veprim do t’i shërbej hajnit si leksion se kurrë nuk duhet vepruar ashtu, dhe shëtitja dhe tërheqja zvarrë nëpër qytet kishte për qëllim ta poshtëroj para qytetarëve.

Pamjet janë filmuar me telefon mobil, ku shihet burri i cili rreth qafës ka të lidhur një litar me të cilin tërhiqej zvarrë.

Por sikur kjo të mos mjaftonte atë filluan ta godasin turma e në veçanti nëna e djaloshit të cilit ia kishte vjedhur telefonin. /Telegrafi/

Exit mobile version