Një turist francez u gjobit me 1,000 euro në Itali, pasi u përpoq të largohej nga Sardenja me më shumë se 1.8 kilogram rërë në bagazhet e tij.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rëra e bardhë idilike e ishullit italian është e mbrojtur me ligj ndërsa turistët mund të përballen me gjoba dhe madje me burg për ‘vjedhjen’ e saj nga plazhet lokale.
Burri i cili nuk u identifikua me emër, u kap në Aeroportin e Cagliari Elmas, më 1 shtator pasi vodhi 1.8 kilogram rërë të cilën e kishte vendosur në një shishe.
“Shishja u konfiskua dhe gjendet aktualisht në sallën tonë”, u shpreh një zëdhënës për CNN.
Ndërkohë, në vitin 2017 u prezantua një ligj rajonal i cili e bëri të paligjshme heqjen e rërës nga plazhet e Sardenjës në Itali. /Telegrafi/