Qeni që ndodhej i lidhur para një shitoreje në Santa Cruz Atoyac të Meksikës, ka qenë shënjestra e një burri, që e vodhi dhe u largua me të në veturë.
Familjarët që e kishin në pronësi, shpërndanë pamjet dhe dhanë numrin kontaktues, në përpjekje të gjejnë kafshën e tyre që e mbanin në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Nuk ka kaluar kohë e gjatë dhe pronari ka pranuar një telefonatë, nga grabitësi që i kërkon shpërblim, nëse dëshiron t’ja kthejë sërish.
Me pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, po bëhen përpjekje që të identifikohet autori, që do të jetë nën akuzë edhe për kërcënim.
Ky lloj i qenit, që është bulldog francez, kushton prej 1,500 deri në 8,500 dollarë, ndërsa nuk mungojnë ratste e vjedhjes së tyre. /Telegrafi/