Site icon Telegrafi

Vodhi qafore në vlerë të 1.5 milionë eurove, përpiu 40 gurët e zhadit në përpjekje të fshihej (Foto)

Në përpjekje dëshpëruese që të fshihte qaforen e vjedhur, hajni i njohur vetëm si Hou nga Kina, e shkëputi dhe i përpiu gati të gjithë gurët që e përbënin.

I dyshuari 49-vjeçar, ishte së bashku me një shoqëruese më të re, duke vizituar një lokal në Guangdong, sikur të ishin blerës të zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Shitësi ka thënë se qaforja në vlerë të 1.5 milionë eurove ishte zhdukur, ndërsa pasi që ata të ishin larguar prej lokalit. Me pamjet e siguruara, policia ka arritur ta ndalonte Hou.

Hou pas ndalimit nga policia

Fotografimi me rreze X, ka treguar se ai ka në bark së paku 40 gurë të zhadit, që besohet se i ka shkëputur nga qaforja.

Gurët e qafores

Atë po e mbajnë nën kontroll, derisa të kryejë nevojën dhe të nxjerrë pjesët e stolisë. /Telegrafi/

Exit mobile version