Policia në Philadelphia janë vënë në kërkim të një burri, që u kap nga kamerat e sigurisë duke vjedhur biçikletën që kap vlerën e 100 mijë dollarëve.
Vjedhja ndodhi në orën 7 të mëngjesit të shtunës në rrugën 611 N në Philadelphia, transmeton Telegrafi.
Policia njoftoi se burri u fut në dyqanin e biçikletave Christina All Wheel Drive Bicycle, duke thyer dritaren në derën e pasme të lokalit, transmeton Telegrafi.
Me t’u futur brenda, i dyshuari vodhi prototipin e biçikletës ushtarake të vitit 1996 që kap vlerën e 100 mijë dollarëve, me të cilën u largua nga vendi i ngjarjes.
Policia e ka përshkruar të dyshuarin si një burrë me ngjyrë, kokën e rruar dhe me mjekër – i veshur me xhinse, këpucë të zeza dhe bluzë gjithashtu të zezë.
Madje policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit – duke postuar edhe numrin kontaktues për këdo që ka ndonjë informacion, që do të ndihmonte policinë që ta vë prapa grilave të dyshuarin. /Telegrafi/
Watch the latest video at foxnews.com