Site icon Telegrafi

Vodhi produkte kozmetike derisa ishte në detyrë, policja britanike thotë se e bëri nga stresi (Foto)

Abigail Smith është suspenduar nga puna, nga West Middland Police pasi u zbulua se ka vjedhur produkte kozmetike derisa ishte në detyrë.

Fillimisht, ajo kishte vjedhur zbutës lëkure në vlerë të 70 eurove, ndërsa në një tjetër qendër tregtare, vodhi produkte deri në 130 euro, transmeton Telegrafi.

Më të pranuar veprën, Smith ka thënë se këtë e kreu si pasojë e stresit, teksa fajësoi kolegët që nuk e mbështetën derisa po kalonte në një fazë të vështirë.

Qendra tregtare ku vodhi produktet kozmetike

Përkundër arsyetimit të pazakontë, ajo pritet të del para gjykatës, ndërsa vështirë se mund të kthehet në punë, pasi një polic nuk duhet të ketë dëshmi të shkeljeve penale në evidencë. /Telegrafi/

Exit mobile version