Burri i paemëruar që kishte vjedhur nga përkujtimorja e viktimave në Mançester, ka thënë se nuk dinte se çfarë po ndodhte.
Derisa ai mbante në dorë lodrën, pranë tij ka shkuar një njeri dhe i ka kërkuar ta kthente në vendin ku e kishte marrë, transmeton Telegrafi.
Por, ai ka këmbëngulur se nuk dinte çfarë janë lulet dhe gjësendet tjera të vendosura aty, prandaj e kishte marrë.
Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin e konfrontimit të qytetarëve me këtë njeri që fliste dobët gjuhën angleze dhe arsyetohej me vështirësi. /Telegrafi/
https://youtu.be/0Dc5pNAwLqI