Një i ri në Ohio të Shteteve të Bashkuara ka fituar epitetin e heroit, duke i dalë në ndihmë një gruaje 87-vjeçe, të cilës një hajn ia vodhi portofolin brenda një qendre tregtare.
Deshaën Pressley për këtë veprim është dekoruar me një mirënjohje nga zyra e sherifit në Butler, por ai thotë se nuk ishte vetëm mirënjohja që e nderoi, transmeton Telegrafi.
Ai tani ka një miqësi të fortë me Pat Goins, që ishte viktimë e një vjedhje dhe që për fat të mirë i doli në ndihmë në momentet kur më së shumti kishte nevojë.
Goins po bënte “shoping” në Lemon Township Kroeger, kur një burrë i identifikuar nga policia si 58-vjeçari Derek Vaughn ia vodhi portofolin.
“Më vjen mirë që mori mirënjohjen sepse ai është heroi im”, tha Goins për FOX11.
Pressley pa u menduar dy herë i ishte vënë pas hajnit të cilin e përplasi në tokë dhe ia dha disa grushta e shqelma, ku më pas ndërhyri policia dhe e prangosi. /Telegrafi/