Telegrafi

Vodhi para në një furrë buke, arrestohet i dyshuari nga Fushë Kosova

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti ditë më parë kishte kryer vjedhje në një furrë buke.

“Me 17.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar pasi që i njëjti, pas hetimeve të zhvilluara dyshohet se me datën 03.03.2021 në një furrë buke ka vjedhur para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka kryer veprën. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/