Mark Duenas nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, e ka ndjekur një grua të lagjes, që vodhi pakon e arritur me postë para derës së një fqinji të tij.
Derisa ajo po largohej me biçikletë dhe e mbante pakon me vështirësi, ai i shkonte nga pas me veturë dhe i kërkonte që ta kthente, transmeton Telegrafi.
Pamjet që i ka realizuar derisa konfrontohej me të, i ka postuar në internet, në përpjekje për ta identifikuar.
Shumë njerëz deri më tani e kanë parë videon dhe po e kritikojnë atë për mënyrën, se si u përpoq të përfitojë nga situata duke vjedhur pakon. /Telegrafi/