Site icon Telegrafi

Vodhi një veturë, më pas vuri re një fëmijë në ulësen e pasme – lëvizja e radhës e grabitësit i habiti të gjithë në Miami

Skena e çuditshme në autostradën pranë Miamit dhe është parë nga dy kamionistë.

Ata panë të habitur teksa burri zbriti nga kamionçina e bardhë, e la fëmijën në trotuar dhe u largua. Ata vrapuan menjëherë dhe morën të voglin, pa dyshuar për historinë që qëndron pas gjithçkaje.

Kamera e vëzhgimit regjistroi gjithçka dhe vetëm më vonë u konstatua se burri vodhi veturën, duke mos kuptuar se në ulësen e pasme kishte një foshnjë.

Dikur më parë, pronari veturës dhe nëna e fëmijës ndaluan për shkak të aksidentit dhe dolën jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Hajduti ka përfituar nga ai moment, ka hipur në automjet dhe është larguar me shpejtësi të madhe, raporton RTL.

Gruaja e shqetësuar u përpoq ta ndalonte dhe hajduti e tërhoqi zvarrë përgjatë asfaltit. Në fund, ajo duhej të hiqte dorë.

Pasi ka lënë fëmijën nën mbikalim, policia ka arritur ta vërë në gjurmë. Një 35-vjeçar i cili u njoh nga një burrë nga videoja përfundoi pas hekurave.

Autoritetet bëjnë të ditur se ai ishte i njohur më parë me ligjin dhe se kishte një urdhër arresti për posedim kokaine. Tashmë listës i janë shtuar edhe akuzat për rrëmbim dhe vjedhje. /Telegrafi/

Exit mobile version