Sektori i punëve të brendshme të Shkupit ka ngritur padi penale kundër GJ. F (38), i dyshuar për veprën penale ”vjedhje e rëndë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Atij i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë. I dyshuari akuzohet se më 10 tetor, është futur në një market, nga ku ka vjedhur 25.000 denarë dhe është larguar.
Gj. F është hetuar nga shitësja, e cila është munduar që ta ndalojë, por nuk ia ka arritur, pasi që i dyshuari ka hedhur gjësende ushqimore ndaj saj./Telegrafi/