Site icon Telegrafi

Vodhi makinën dhe përpiqej të largohej, derisa pronari qëndronte i kapur për pjesën e përparme (Video)

Gjatë udhëtimit nëpër një autostradë të Floridës së Shteteve të Bashkuara, disa persona u bënë dëshmitarë të një skene të pazakontë.

Vetura që po lëvizte me shpejtësi, kishte përpara një burrë, i cili besohet të jetë pronari, që mbahej i kapur për pjesën e përparme, transmeton Telegrafi.

“Thirreni policia, kjo grua më vodhi makinën”, dëgjohet duke thënë ai, ndërsa përpiqej të mos rrëzohej.

Videoja përfundon derisa ai është ende mbi kapakun e veturës klasike, ndërsa nuk dihet si ka shpëtuar apo nëse është bërë ndonjë arrestim më vonë. /Telegrafi/

https://youtu.be/ChdNijsQEww

Exit mobile version