Gjykata vërtetoi se Behrami konsumoi veprën penale kanosje me 8 nëntor të 2023-ës, kur përmes platformës Viber, iu drejtua gazetarit të Kiks Kosovës, si “vec po t’kallxoj, vec mbyllu edhe mos dil, kjo osht hera e fundit që po t’kallxoj, ma mirë tërhiqu prej meje e mos u përzij se nuk han mo buke. Unë t’kom lokalizu, e di saktë ku je, nëse don me jetu edhe naj ditë, qekaq di me t’thon”.
Mesazhet kërcënuese të Behramit erdhën pasi Kiksi zbuloi skemën e tij mashtruese me IPTV ilegale të cilat i shiste ai.
Gjykata dënimin e bazoi edhe në faktin se përvec mesazheve kërcënuese, Behrami kishte telefonuar edhe Klan Kosovën, për t’ia lënë porosinë e njëjtë Ademit se do ta vrasë.
I dënuari kishte pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje duke u betuar se veprën e njëjtë nuk do ta bëjë asnjëherë dhe kjo është marrë si masë lehtësuese nga ana e Gjykatës, e cila shqiptoi dënimin prej 120 ditësh burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti në periudhën prej një viti nuk do të kryejë vepër tjetër penale.
Bujar Behrami: ”Veç një rast ma i vogël kryhet nga unë, e nënshkruaj burgimin e përjetshëm…”.
Ndërsa si masë rënduese, Gjykata ka theksuar faktin se i dëmtuari është me profesion gazetar dhe është kanosur pikërisht për shkak të profesionit dhe hulumtimit që e ka bërë.
Me 8 nëntor, Kiks Kosova, kishte prezantuar një hulumtim lidhur me vjedhjen e kontentit televiziv nga piratët e internetit të njohura si IPTV.
Në mesin e shumë gjetjeve, ishte edhe Behrami, i cili kur kuptoi se kishte rënë në llupën e gazetarëve të Kiks Kosovës, filloi të kërcënoi duke pretenduar se mund ta frikësoj gazetarin dhe hulumtimi të mos transmetohej.
Në fakt reagimi i Policisë ishte i menjëhershëm duke arrestuar Behramin brenda pak orësh, për cka u mbajtë edhe ky Gjykim, i cili ka rezultuar me dënimin e Behramit për veprën penale kanosje ndaj gazetarit, Herolind Ademi. /Klan Kosova/