Diana Fiscal-Gonzalez është dënuar me 15 ditë burg, për shkak se vodhi 40 guaska deti nga një plazh i Floridës së Shteteve të Bashkuara.
E dyshuara 30-vjeçare, u gjet fajtore që nuk mori leje për mbledhjen e këtyre gjallesave, andaj detyrohet të të paguajë edhe 500 euro gjobë dhe 268 dollarë shpenzime të gjyqit, transmeton Telegrafi.
Për shkak të natyrës së rastit dhe arsyes se nuk e ka ditur se mbledhja tyre është ilegale, gjykatësi ka kërkuar që të mos i regjistrohet si veprim kriminal.
Mbrojtësi e botës së egër, e ndaluan gruan nga Teksasi gjatë korrikut të vitit të kaluar, teksa po transportonte në tri kova plastike, gjallesat që janë nën mbrojtje shtetërore.
Guaskat që i kishte mbledhur për t’i mbajtur në shtëpi dhe që t’ju bëjë dhuratë të afërmve, i kanë kthyer sërish në det, shumica prej të cilave ende të gjalla.
Ajo detyrohet t’i përgjigjet gjykatës deri më dhjetë gusht. /Telegrafi/