Telegrafi

Vodhi çantën plot me para brenda makinës në Sarandë, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar, i identifikuar si Elton Vrenozi, është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një çantë me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumentesh.

Nga veprimet hetimore u zbulua se shtetasi me inicialet E. V., banues në Fier vodhi më datë 9 gusht një çantë me 450 000 lekë të rinj, 2000 euro dhe dokumente të ndryshme nga një automjet.

46-vjeçari mori nga makina e parkuar në rrugën Butrinti, çantën ku ndodheshin paratë e pushuesve.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”. /Telegrafi/