Telegrafi

Vodhi biznesin në Tiranë nën kërcënimin e një “arme”, në kërkim autori

Një person me kostum të kuq dhe kapele ka përdorur një send në dukje si armë për të kërcënuar në një biznes dhe për të vjedhur një sasi parash.

Ngjarja ka ndodhur këtë të martë rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”.

Autori është akoma në arrati.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /Telegrafi/