Telegrafi

Vodhën ushqimet e mbledhura për njerëzit në nevojë, nxorën edhe kabllot e frigoriferëve (Foto)

Hajnat e pamëshirshëm, vodhën ushqimet e mbledhura për njerëzit në nevojë, në një pikë grumbullimi në Grimsby të Anglisë.

Për më keq, ata edhe i nxorën kabllot e frigoriferëve me ngrirje të thellë, duke i shkrirë pa nevojë ushqimet e ngrira, transmeton Telegrafi.

“Dyshemeja që ishte mbushur me ujin e rrjedhur,  ishte gjëja e parë që më ra në sy, pasi gjeta derën e thyer. Shumë paketime i hodhëm, sepse nuk bën të ngrihen sërish” ka thënë Lisa Barton.

Sipas menaxheres që punon në baza vullnetare, kjo qendër ndihmon më se 100 familje, ndërsa edhe më shumë në ditët e ftohta të dimrit.

Plaçkitja e fundit i ka lënë raftet e zbrazëta, të ushqimeve që ishin dërguar prej banorëve të vullnetit të mirë, që t’i ndihmojnë të tjerët.

Mirëpo, nëpërmjet një aksioni, sërish u mblodhën donacione në mënyrë që të plotësohen kërkesat e shumta. /Telegrafi/