Grupi i hajnave që vodhën pakot nga furgoni i postës, të parkuar në një rrugë diku në Britani të Madhe, hasën në një problem të pazakontë.
Ata nuk u ndoqën nga askush, por ishin aq të ngathtë dhe patën vështirësi t’i fusnin në veturë, ndërsa besohet se shoferi voziti me pako përpara fytyre, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e regjistruar gjatë vitit të kaluar, është parë shumë shpesh për shkak të njërit që bënte xhiro rreth veturës, në pamundësi të hynte brenda.
Vetura e përfshirë në rast, besohet se është njëjta që shihet edhe në një video tjetër të postuar në llogarinë Crime in UK, e hapur në Facebook për të treguar vjedhjet e ndryshme. /Telegrafi/