Site icon Telegrafi

Vodhën pajisje elektronike në një lokal, Polica kap autorët

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një ankues ka informuar se i ka ndaluar dy të dyshuar të komunitetit rom të cilët sipas tij kishin vjedhur pajisje elektronike në një lokal.

Njësiti policor ka dal në vendin e ngjarjes dhe i ka arrestuar të dyshuarit.

Pajisja elektronike iu ka kthyer pronarit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që pas intervistës të dyshuarit të lirohen, rasti në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë mbrëmjen e djeshme.

Exit mobile version