Telegrafi

Vodhën një zinxhir dore brenda sekondës, para syve të argjendarit (Video)

Blerësit që po shikonin stoli në një argjendari në Sussex të Anglisë, vodhën një zinxhir dore brenda një sekonde.

E tëra ndodhi para syve të argjendarit, që u shpërqendrua nga çifti që i bënin pyetje vazhdimit dhe këtë rast e shfrytëzoi njëra, duke e futur stolinë nën kuletë, transmeton Telegrafi.

“Vetëm dikush me eksperiencë të madhe, mund të kryej këtë vjedhje. Jemi dëmtuar për 700 funte, të tjerëve mund t’ju vidhen edhe më shumë” kanë thënë pronari i argjendarisë.

Autoritetet e sigurisë i kanë shpërndarë pamjet, në përpjekje të identifikojnë hajnat, si dhe të paralajmërojnë për rrezikun prej tyre. /Telegrafi/