Site icon Telegrafi

Vodhën kompjuterët e një shkolle në Tiranë, arrestohet 19-vjeçari, procedohen dy nxënës të mitur

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar si dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy të mitur, pasi kanë vjedhur disa ditë më parë disa kompjuterë në një shkollë në Babrru, rrethinat e Tiranës.

Në pranga përfundoi shtetasi E.N., 19 vjeç, ndërsa për 2 bashkëpunëtorët e tij, të moshave 14 dhe 17 vjeç (nxënës të kësaj shkolle), filloi procedimi në gjendje të lirë.

Pajisjet e vjedhura, konkretisht: 3 kompjuterë, 1 laptop, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse, u gjetën të fshehura nga këta 3 shtetas dhe u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version