Të paktën 10 pengje “u lidhën në pjesën e sipërme” të makinave të arratisjes gjatë grabitjes së armatosur të bankës në Aracatuba, shteti i Sao Paulo, Brazil.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë se ata janë përdorur si mburoja njerëzore nëpër rrugë, pasi çdo bankë në qytet thuhet se është bastisur.
Të shtëna dhe shpërthime u dëgjuan në të gjithë qytetin në rajonin qendror.
Raportet e hershme sugjerojnë se një bandë e armatosur rëndë me eksplozivë dhe pushkë sulmoi kazermat e Policisë Ushtarake dhe sulmoi bankat.
https://www.youtube.com/watch?v=oo0HsG_d7-M
Automjetet gjithashtu u dogjën në hyrjet e qytetit për të vështirësuar aksesin për shërbimet e urgjencës.
Dhe pamjet në mediat sociale tregojnë pengje në çatitë e makinave teksa ato lëvizin nëpër qytet. /Telegrafi/