Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë për shkak të dyshimit se ia kanë vjedhur të mbathurat – atletet ankuesit mashkull kosovar të cilat kishin qenë para hyrjes në banesën e ankuesit.
Pasi intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuari dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/