Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në fshatin Përqevë të Klinës pasi që të njëjtit kishin vjedhur 560 kilogramë hekur nga një gurthyes.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 19:47.
Dy nga të dyshuarit janë të mitur, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/