Site icon Telegrafi

Vodhën 150 mijë euro bizhuteri në një banesë, kapen hajdutët në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në një vjedhje të një banese në qytet rreth një muaj më parë.

Të dy këta persona, në bashkëpunim me një të tretë i cili është shpallur në kërkim, kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme bizhuterish floriri, të cilat kapin vlerën e 150 mijë euro.

Policia ka mundur të gjejë bizhuteritë e vjedhura, si dhe janë sekuestruar gjithashtu dhe 2 automjetet e përdoruara për të kryer vjedhjen dhe 5 aparate celularë.

Dyëshohet se ky grup personash ka kryer dhe vjedhje të tjera në qyetin e Vlorës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan policisë për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i një hetimi të thelluar, proaktiv, të kryer për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një vjedhjeje të kryer në një banesë në Vlorë, më datë 21.03.2023, si dhe për vënien në pranga të autorëve të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 4”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit S. G., 44 vjeç dhe Y. G., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, duke vepruar në fomën e grupit, janë autorë të dyshuar të vjedhjes së disa sendeve (bizhuteri floriri) me vlerë rreth 150 000 euro, në një banesë në Vlorë, vjedhje e kryer më datë 21.03.2023.Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera të sendeve me vlerë, në banesa, që më pas janë shitur prej tyre.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasit L. H.”, njofton policia. /Telegrafi/

Exit mobile version