Telegrafi

“Vodafone Albania” ul deri në 26 për qind tarifat

Këto plane tarifore do të prezantohen shumë shpejt edhe për publikun e gjerë, ndërsa prezantimi për mediat do të bëhet nga vetë drejtori Ekzekutiv i kompanisë “Vodafone Albania”.

Bëhet e ditur se strategjia e kompanisë në zbatimin e planeve të reja tarifore, por zhvillimet e fundit në tregun e telefonisë celulare në vendin tonë do të jenë në qendër të një takimi me mediat, ku do të diskutohet edhe në lidhje me përgjegjshmërinë e biznesit ndaj zbatimit të ligjit.

Kompanitë celulare që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin tonë duhet që deri më 15 shtator të zbatojnë metodologjinë e re të rregullimit të tarifave të OFNT-së, për telefoninë celulare, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave në muajin korrik.

Në qershor të këtij viti u miratua ligji i ri i komunikimeve elektronike. Metodologjia ka hyrë në fuqi që nga data 1 shtator dhe pritet që brenda 15 shtatorit të gjithë qytetarët që kanë një telefon celular do të paguajnë 20 për qind më pak.