Site icon Telegrafi

Voca: Isa Mustafa, ministër i Serbisë

Iniciativa Qytetare për Veprim para Qeverisë së Kosovës sot përmes një ekspozitë me fotografi, kundërshtoi ndërtimet dhe kolonizimin që Serbia ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë në veri të Kosovës.

Bujar Voca, nga kjo Iniciativë, tha se nuk janë kundër serbëve të veriut, por janë kundër Serbisë që po tenton që refugjatët që kanë dal nga Kroacia e Serbia t’i sjellë në veri.

Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Isa Mustafa, duke e quajtur edhe “ministri i Serbisë”.

“Ai (Mustafa) po u jep shumë të drejta serbëve minoritarë dhe po bënë marrëveshje me ministra serb në dëm të Kosovës, ndërkohë që nuk kanë ndarë asnjë cent për kthimin e mbi 15 mijë shqiptarëve në veri”, ka thënë Voca.

Ndryshe, në fotot e prezantuara para grilave të ndërtesës kryesorë të Qeverisë së Kosovës, janë ekspozuar fotografi nga veriu i Mitrovicës dhe gjendja atje. /KP/

Exit mobile version