Ka përfunduar java e 18-të në elitën e futbollit zviceran.
Edhe këtë javë futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer duke zënë vend në formacionin më të mirë.
Idriz Voca me Luzernin e tij ka triumfuar në derbin ndaj Baselit, teksa ndeshja mes Sion dhe Xamax përfundoi në barazim 1-1 ku shënuan dy shqiptarët Pajtim Kasami dhe Taulant Seferi.
E përditshmja zvicerane Blick ka publikuar edhe formacionin më të mirë të kësaj jave, ku në të janë dy futbollistët shqiptarë.
Reprezentuesi i Kosovës, Idriz Voca ndodhet në 11shen më të mirë të javës pasi zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Baselit.
Ndërkohë vend në këtë formacion ka zënë edhe sulmuesi shqiptar Pajtim Kasami që realizoi në barazimin e Sionit 1-1.
Formacioni i javës nga Blick.
Muller, Rouiller, Nathan, Obexer, Stefanovic, Voca, Marchesano, Schurpf, Kasami, Schalk,Males. /Telegrafi/