Telegrafi

Voca dhe Kasami në formacionin e javës në Zvicër

Ka përfunduar java e 20-të në elitën e futbollit zviceran.

Edhe këtë javë futbollistët shqiptarë kanë lënë gjurmë, duke pasur paraqitje shumë të mira.

Luzerni ka arritur të shkaktojë befasi teksa ka mposhtur kampionin në fuqi Youn Boys Bern me rezultat të pastër 2-0.

Idriz Voca pati paraqitje fantastike në këtë takim, teksa është përfshirë në formacionin e javës nga e përditshmja zvicerane Blick.

E paraqitje të mirë pati edhe futbollisti tjetër shqiptar, Pajtim Kasami në barazimin e Sionit 1-1 ndaj Zurichut.

Ashtu si Voca, edhe Kasami është përfshirë në 11shen më të mirë të javës në Zvicër nga Blick.

Më së shumti futbollist në formacionin e javës kishte nga St Gallen, skuadër që arriti të triumfojë në udhëtim te Baseli dhe ta marrë kreun në Superligën zvicerane.

Formacioni më i mirë i javës në Zvicër:

Baumann, Hefti, Lucas, Muheim, Schurpf, Ondoua, Voca, Quintilla, Kasami, Itten, Park. /Telegrafi/