Telegrafi

Vanessa Bryant me dedikim emocionues ndaj Kobe, në Ditën Ndërkombëtare për Etërit

Vanessa dhe Kobe Bryant (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images for Baby2Baby/Guliver)

Ajo ka festuar ditëlindjen e parë të vajzës së saj, pa praninë e bashkëshortit Kobe dhe Gigi Bryant.

Gjatë ditës së djeshme (e diel), Vanessa ka bërë një dedikim emocionues për basketbollistin e njohur, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Etërit, shkruan Daily Mail.

38-vjeçarja përmes rrjetit social Instagram ka ndarë një portret familjar, duke e quajtur Kobe ‘babanë më të mirë në botë’.

“Urime Ditën e Baballarëve për babanë më të mirë në botë. Na mundon shumë. Ne do të duam përgjithmonë.”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Fotografia e ndarë shfaq yllin e basketbollit mes katër vajzave, teksa e porsalindura shihet duke qarë.

Ndërkaq, Kobe dhe Gigi Bryant ndërruan jetë më 26 janar të këtij viti, pas një aksidenti që u shkaktua në avionin me të cilin po fluturonin. /Telegrafi/