VMRO – Partia popullore, thotë që për ngritjen e vetëdijes etike të politikanëve dhe të dedikimit të tyre të sinqertë për shtetin dhe qytetarëve, propozon që në kushte kur Kuvendi është i shpërbërë, të bëhet një marrëveshje xhentëlmen midis partive, falja e cila nënkupton mëshirë nga shteti dhe lirim nga përndjekja penale, njëkohësisht të nënkuptojë edhe ndalesë për çfarëdo pjesëmarrje në politikë gjatë 10 viteve të ardhshme, thonë nga partia e Ljupço Georgievski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
VMRO – PP, kërkon që menjëherë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare, e gjithë kjo të shndërrohet në ligj. Nga kjo parti po ashtu kërkojnë që Ligji i ri të përmbajë edhe një nen, me të cilën do tu lejohet politikanëve të cilët nuk e pranojnë faljen presidenciale, të kenë mundësi ta dëshmojnë pafajësinë e tyre përmes procedurës së rregullt gjyqësore.
Nga kjo parti po ashtu kërkojnë rishqyrtim të politikave ndëshkuese.
“Maksimalisht angazhohemi për rishqyrtim të tërësishëm dhe revizion të politikës ndëshkuese e cila zbatohet ndaj qytetarëve dhe firmave në Republikën e Maqedonisë, në drejtim të uljes drastike të dënimeve drakoniane që tani shqiptohen nga gjykatat në Republikën e Maqedonisë”.