VMRO – Partia popullore e fton bashkësinë ndërkombëtare si garantues për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, qartë, saktë dhe konkretisht ta thotë qëndrimin e vet, nëse janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në 5 qershor dhe nëse është e gatshme ti shpall zgjedhjet të rregullta, ndërsa rezultatet të vlefshme, bën të ditur Telegrafi Maqedoni.
VMRO – Partia popullore e cila është nën presion të fuqishëm të opinionit publik vendor për tu deklaruar nëse do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 5 qershorit, njofton që vendimin e vet do ta publikojë pas qëndrimit përfundimtar të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë çështje jetike.
Partia shpreh brengë serioze për sjelljen e katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos në lidhje me datën e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me të cilat do ti jepet fund krizës së thellë politike në Maqedoni, e cila zgjatë tashmë dy vite.
„Këtyre ditëve kur kemi kulm të krizës, faktorët kryesorë politik na bindin se si interesat e Republikës së Maqedonisë janë të prioritetit më të lartë për ta, ndërsa nga ana tjetër, qëndrimet e dhe këndvështrimet e tyre lidhur me zgjidhjen e krizës, mbajnë vulën e interesit të pastër partiak. VMRO – Partia popullore e çmon lartë kontributin e bashkësisë ndërkombëtare, i cili sipas nesh, gjithnjë ka qenë konstruktiv dhe miqësor ndaj interesave të Maqedonisë dhe partneriteti dhe bashkëpunimi i tyre është me dobi të madhe për shtetin tonë. Jemi të bindur që ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe në fund do të rezultojë me anëtarësi të plotë në integrimet euroatlantike, për harenë e përgjithshme të qytetarëve të Maqedonisë“, theksohet në njoftimin e VMRO-PP./Telegrafi/