Telegrafi

VMRO-Popullore nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit

Partia VMRO-Popullore ka vendosur që të mos merr pjesë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 5 qershorit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, kjo parti ishte e gatshme për zgjedhje, duke u bazuar në rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare, ndërkaq në lidhje me këtë vendim, VMRO-Popullore thotë se nuk do t’i bashkangjitet ndonjë partie politike, e as të nënshkruaj ndonjë deklaratë të ofruar nga cilado qoftë palë, dhe se do të vazhdojë të jetë e pavarur, me program të njohur dhe ideologji që e dallon nga të gjitha partitë tjera politike.

Në lidhje me vendimin e Ivanovit, kjo parti thotë se është vendim skandaloz që shkaktoi thellim të kritës politike dhe e varrosi marrëveshjen e Përzhinos, duke dëmtuar procesin e përgjithshëm politik në vend dhe marrëdhëniet me BE-në dhe NATO-n./Telegrafi/