Site icon Telegrafi

VMRO-DPMNE tenton të cenzurojë kanalin televiziv ”Tv 24”

”Tv 24” konsideron se partia në pushtet, VMRO-DPMNE është duke tentuar që t’i cenzuroj programet e këtij kanali televiziv, përmes njoftimeve të tyre rreth haspirës programore për pushtetin dhe për opozitën, transmeton Telegrafi.

Ky kanal televiziv konstaton se, pas dhjetëra njoftimeve për publik të qendrës për komunikim të VMRO-DPMNE-së, bëhet fjalë për gjueti partiake kundër ”Tv 24”; trysni ndaj politikës redaktuese; tentim për devalvim të standardeve dhe etikës profesionale; dhe manipulime dhe etiketime kinse ”të gjitha mediumet janë të njejta – pra janë partiake”.

”Tv 24” porositë të gjithë se dyert e tyre janë të hapura për dhe gjithnjë kanë qenë të hapura për përfaqësuesit e pushtetit, duke qëndruar profesionalë, objektivë, principielë dhe të paanshëm ndaj të gjitha ndodhive të interesit publik./Telegrafi/

Exit mobile version