Site icon Telegrafi

VMRO-DPMNE: Spasovski nuk e ka kryer detyrën e tij kushtetuese

Përmes deputetit, Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE dënon fuqishëm protestën e mbrëmshme të aktivistëve të BDI-së në komunën e Butelit, që u organizua për të kundërshtuar ngritjen e kryqit gjigant, transmeton Telegrafi.

Sipas VMRO-DPMNE-së, MPB-ja ka detyrë të mbroj ligjet, rendin, qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, ndërkaq ministri Spasovski nuk e ka kryer detyrën e tij kushtetuese.

Kjo parti akuzon Oliver Spasovskin dhe Edmond Ademin e LSDM-së, si njerëz që kanë lejuar masën e njerëzve në protestë për të marrë ligjin në duart e tyre, të djegin, të prishin gardhe dhe të uzurpojnë pronë publike në territor të komunës Butel të qytetit të Shkupit.

Në fund të reagimit të kësaj partie, thuhet se Oliver Spasovksi do të bëhet bashkëpjesmarrës në këtë skenar nëse nuk jep urdhër që policia ta kthej rendin dhe qetësinë në kryeqytet./Telegrafi/

Exit mobile version