VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj njoftimeve të disa mediumeve të ndryshme për raportin e KSHZ-së, ku thuhet se ka rreth 500 mijë votues të dyshimtë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti thumbon LSDM-në, duke thënë se kjo parti nuk mund ta fsheh frikën e zgjedhjeve të 5 qershorit dhe patjetër se mundohet t’i ikë kësaj situate, përmes gënjeshtrave dhe manipulimeve për të arsyetuar faktin se nuk ka mbështetje të qytetarëve për politikën e tyre destruktive.
Më tej, VMRO-DPMNE inkurajon qytetarët që të mos bien viktimë e manipulimeve dhe mashtrimeve të përditshme që dalin nga ana e LSDM-së dhe mediumet e tyre, prandaj le t’i marrin këto informata me rezervë./Telegrafi/
Партијата ги охрабрува граѓаните да не подлегнуваат на манипулациите и лагите кои секојдневно се лиферуваат од страна СДСМ и нивните медиуми и да ги зема со резерва, пишува ВМРО-ДПМНЕ.