Partia në pushtet VMRO-DPMNE u është kundërpërgjigjur akuzave të zv. ministrit shtesë për financa, Kire Naumov, për rritje indirekte të taksave nga ana e pushtetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti, ia rikujton Naumovit se pragu i paraqitjes së obligimeve të TVSH-së gjithnjë ka lëvizur rreth 1000000 denarë, përfshirë edhe periudhën kur LSDM ku prag ishte 1300000 denarë.
VMRO-DPMNE i sqaron Naumovit se lëvizja e pragut të TVSH-së deri 2000000 denarë u bë për t’u ndihmuar firmat që më lehtë t’i tejkalojnë pasojat e krizës ekonomike dhe se ky prag është ulur sërish në 1000000 denarë para dy vitesh. Më tej, VMRO-DPMNE thekson se qëllim tjetër i kësaj lëvizje ka qenë mbajtja e konkurencës së drejtë në treg dhe pozicionimi më i mirë i firmave të vogla në treg në aspektin e obligacioneve të TVSH-së dhe bashkëpunimit me firma të mëdhaja./Telegrafi/