Site icon Telegrafi

VMRO-DPMNE: Mbështesim çdo vendim të KSHZ-së të sjellë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet

VMRO-DPMNE-ja mbështet çdo vendim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që do të sillet në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe standardet ndërkombëtare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi partia, numri i votuesve i cili duhet të kontrollohet në mënyrë shtesë është vetëm shprehje e LSDM-së për të gjitha humbjet e saj të deritanishme dhe të ardhshme në zgjedhje.

“Procedurat e LSDM-së janë maltretim i tërë shtetit, ndërsa në periudhën e ardhshme edhe maltretim të qytetarëve. pa dallim nëse KSHZ-ja do të vendosë të kontrollojë 35.000, 70.000, 100.000, 200.000, 500.000 ose të gjithë votuesit., LSDM-ja do t’i humbë zgjedhjet e ardhshme, për shkak të asaj se të drejtë vote në Republikën e Maqedonisë kanë të gjithë qytetarët e saj dhe kjo nuk mund të ju merret”, thekson VMRO-DPMNE-ja./Telegrafi/

Exit mobile version